Ndërfaqësi i shfrytëzuesit i OmegaT-së përmbahet nga një numër i termave. Në vijim ne së pari i përmbledhim të gjitha ato, pastaj i përshkruar secilin term në më tepër detaje.
Dritarja kryesore përbëhet nga tri panele, menysë kryesor dhe një shiriti të menysë.
Nëse ju e ndërroni pozitën e çfarëdo paneli ose ju i zhdokoni ato në një dritare të ndarë duke tërhequr panelin me emrit e tij. Varësisht nga gjendja e panelit, 5 shenja të ndryshme mund ë paraqiten në këndin e djathtë të panelit. Vendosja e shënjuesit të miut mbi secilën shenjë do të duhej të shfaqte një mjetinfo.
zvogëlon panelin për
të shfaqur vetëm emrin e tij në fund afër shiritit të statusit.
e bënë panelin ta merr tërë hapësirën e mundshme të dritares.
e vë panelin para ku ka qenë para se ai të jetë minimizuar ose
maksimizuar.
e shkëput panelin nga dritarja kryesore në dritare të vetme të
ndarë.
e vë dritaren prapa brenda dritares kryesor.
Është gjithashtu e mundur që të vendosen panelet ashtu që ato e mbi-mbulohen . Në këtë rast peneli do të shfaq një tab mbi kryet e atyre. Duke shtypur në tab do ta vë panelin në prapavijë. Ndarësi ndërmjet paneleve mund të tërhiqet për të ri-madhësuar përsëri panelet.
Këtu ju do të shtypni dhe do të redaktoni përkthimin . Paneli i redaktorit paraqet tekstin e dokumenteve pjesërisht të përkthyera: teksti tanimë i përkthyer paraqitet si i përkthyer, dhe teksti ende i pa përkthyer paraqitet në gjuhën origjinale.
Teksti i paraqitur është i ndarë në segmente, dhe ju mund të bridhni gjatë dokumentit dhe të shtypni dyfish mbi cilindo segment për ta redaktuar atë.
Një nga segmentet është aktiv. Është vetëm njëri i paraqitur në dy pjesë: pjesa e lartë është në gjuhën origjinal, në të trasha dhe me prapavijë të gjelbër, pjesa e poshtme është fusha e redaktimit, e ndarë me dy shënjues: shënjuesi i majtë është "<segmenti nnnn>" ku "nnnn" është numri i segmentit në projekt, shënjuesi i djathtë është "<mbarimi i segmentit>". Ju duhet ta përdorni pjesën e sipërme si referencë dhe ta mbishkruani ose ta ndryshoni përmbajtjen e fushës së redaktimit për ta përmbajtur përkthimin.
Kjo fjali është e përkthyer.
Kjo fjali gjithashtu është e përkthyer.
Cette phrase est en train d'être traduite.
<segmenti 0003>[Këtu ju duhet të shtypni: Kjo fjali është duke u përkthyer]<mbarimi i segmentit>
Varësisht nga sjellja e redaktimit fusha e redaktimit për segmentin e pa përkthyer mund të tjetër boshe ose të përmbajë tekst të ndryshëm kur të kaloni tek ai:
Kur ju të kaloni në ndonjë segment tjetër, përkthimi validohet dhe ruhet.
Nëse ju doni që segmenti të
mbetet i pa përkthyer, thjeshtë bëjeni fushën e redaktimit bosh duke hequr tërë
tekstin (përzgjedh të gjitha me Ctrl+A
dhe fshij me Del
).
Varësisht nga opsionet që ju i keni vënë në përcaktimet e Sjelljes Së Redaktimit, OmegaT mund të mbaj në mend një përkthim ku ai është identik me burimit. Është e dobishme për dokumentet që përmbajnë marka shitjeje të regjistruara, emra ose emra institucionesh, ose pjesë të një gjuhe të tretë që nuk kërkohet që të përkthehet.
Shiko Redaktim I Përkthimeve për më tepër detaje.
Vështruesi i përputhjeve paraqet segmentet më të ngjashme nga memoriet e përkthimeve, edhe nga memoriet e përkthimeve të projekteve që keni krijuar gjatë përkthimit të projektit tuaj, si dhe nga memorie e përkthimit të trashëguara që ju i importoni nga punë e mëparshme, ose ju i pranoni ato nga klienti juaj ose agjencia e përkthimit.
Kur të kaloni në segmentin
pasues, përputhja e parë e turbullt (ajo me përqindjen më të lartë të
përputhjes) është e përzgjedhur automatikisht. Ju mund të përzgjidhni ndonjë
tjetër duke shtypur Ctrl+2
, 3
, 4
, ose 5
, varësisht nga numri i përputhjeve të
gatshme.
Për ta përdorur përputhjen e përzgjedhur në
përkthimin tuaj, përdor Ctrl+R
to për ta zëvendësuar fushën
shënjestër me atë përputhje ose përdor Ctrl+I
për të
ndërfutur atë në pozitën e kursorit.
Përqindja e përputhjes është e llogaritur me përafërsi duke marrë numrin e fjalëve kryesor në të përputhurën dhe duke pjesëtuar me numrin e fjalëve në segmentin më të gjatë nga ata të dy.
Përputhja e përzgjedhur e turbullt
Konsidero segmentin:
Informata për Java & OmegaT
Segmenti përputhës:
Shënime gjenerale për Java & OmegaT
do të jenë të ngjyrosura:
Shënime gjenerale për Java & OmegaT
dhe përqindja do të jetë 3/5=60%
Paneli i fjalorëve përmban terminologjinë e përkthimin të ngarkuar nga skedarët e fjalorthëve. Shfaq përkthimin e termave të gjetur në segmentin e tanishëm, por mund të shfaq vetëm për qëllime për referencë, dhe nuk lejon të ndërfutni ose të zëvendësoni termet me përkthimin e tij. OmegaT gjithashtu përkrah terma shumë-fjalish, por në një mënyrë shumë bazike: nëse të dy fjalët e termit janë gjetur në segmentin e tanishëm, termi do të paraqitet.
Formati i terminologjisë në panelin e Fjalorthëve është
'termi burimor' = 'përkthimi i termit'
Komentet e përgjithshme për termin, nëse ka
Qartë, ju mund ta përdorni menynë kryesore për tu qasur në të gjitha funksionet e OmegaT-së. Funksione e përdorura më së shpeshti janë të qasshme edhe përmes shkurtesave të tastierës, kështu që ju pasi që t'i jeni mësuar me to, nuk do t'iu duhet më të bridhni nëpër meny përderisa jeni duke përkthyer.
Shiko shtojcën Menyja Kryesore për një përshkrim të plotë për të gjitha menytë dhe termave të menysë.
Shiriti i statusi paraqet mesazhe të lidhura me rrjedhën e punës në fund të dritares kryesore. Ky shirit u jep shfrytëzuesit mesazhe vlerësimi për operacione të veçanta që janë në përpunim. Ai paraqet numrin e përputhjeve të turbullta dhe të fjalorthit për segmentin e tanishëm.
Dritarja Skedarët E Projektit
liston skedarët e projektit dhe shfaq informatat tjera për projektin. Ai
shfaqet automatikisht kur OmegaT të ngarkoj një projekt. Kur një projekt është
i hapur, ju mund të përdorni shkurtesën Ctrl+L
në dritaren kryesore për ta mbyllur
atë kur është e dukshme, ose hap atë kur ajo është e fshehur.
Veçoritë e Dritares Së Skedarëve Të Projektit:
Bashkësia e segmenteve Unike është llogaritur duke marrë të gjitha segmentet dhe duke hequr të gjitha segmentet e dyfishuara të barabarta deri më rastin e shkronjave ("Vrapo" dhe "vrapo" janë megjithatë të ndryshme).
Duke shikuar dallimin në mes të "Numrit të segmenteve" dhe "Numrit të segmenteve unike" ju mund ta merrni një ide se sa shume përsëritje keni në tekst. Numrat një janë një tregim të qartë se sa të rëndësishme janë përkthimet: segmentet mund të jenë fjali të gjata të përsëritura disa herë(shumë me fat!) ose thjeshtë fjalë kyçe që mbushin një tabelë(jo shumë me fat...)
Është e mundshme të ndryshohet numri i segmenteve/segmenteve unike duke ndërruar rregullat e segmentimit. Ndryshime të tilla nuk_duhet_kurrë të bëhen pasi që ju të keni filluar përkthimin e projektit. Shiko rregullat e segmentimit për më tepër informata.
Ku ju të shtoni skedar burimor në
projekt duke shtypur pullën "Importo Skedarët Burimor...". Ai kopjon
skedarët e përzgjedhur në dosjen /source
dhe e ringarkon projektin për të ngarkuar
skedarët e ri.
Ju do ta përdorni dritarja e
kërkimit për të gjetur segmentet e veçanta në projekt. Ka mundësi të jeni disa
dritare kërkimi të hapura njëkohësisht. Për të hapur një të re, përdor Ctrl+F
në dritaren
kryesore.
Dritarja përbëhet nga:
Duke shtypur pulën kërko pasi që të keni shkruar një varg në fushën e kërkimit do të paraqes të gjitha segmentet në projekt që përfshijnë fjalën e kërkuar. Pasi që OmegaT të manipuloj me të gjitha segmentet të barabarta si një entitet -- nëse ju ndërroni një prej tyre, të gjithë segmentet e ngjashme do të përditësohen, vetëm segmenti i parë unik do të paraqitet.
Segmentet janë të paraqitura sipas renditjes së paraqitjes në projekt. Segmentet e përkthyera do të paraqiten me tekstin origjinal lart dhe tekstin e përkthyer poshtë, segmentet jo të përkthyera do të paraqiten vetëm në tekstin origjinal.
Nëse vargu gjendet në njërin nga skedarët e projektit, ju mund ta sillni atë në Redaktor që ta ndryshoni. Atëherë ju mund t'i ktheheni dritares së Kërkimit dhe të shkoni te segmenti i dytë i gjetur që ta ndryshoni edhe atë. Model i tillë është i dobishëm për të bërë përditësime masive të terminologjisë.
Ka dy lloje të mundshme të kërkimit:
Ju mund të kërkoni brenda çdo dosjeje, por mbani mend që OmegaT mund të kërkoj vetë në skedarët që i përkrah.
Dritarja e validimit të tagjeve
përdoret për të gjetur gabimet në formatim të dokumentit të përkthyer. Për të
hapur dritaren, përdor Ctrl+T
.
Dritarja përmban një tabelë 3 shtyllëshe me:
Duke shtypur në vjegëz bën që segmenti të jetë aktiv në Redaktor.
Gabimi i mundshëm i tagjeve është një nga këto në vijim:
Tagjet në përgjithësi paraqesin disa lloje të formatimit të në tekstin origjinal. Thjeshtimi i formatimit të tekstit origjinal shumë i kontribuon në zvogëlimin e numrit të tagjeve. Unifikimi i fonteve të përdorura, madhësive të fonteve, ngjyrave etj duhet të konsiderohet nëse e mundshme si, për të thjeshtuar përkthimin si dhe për të zvogëluar numrin e gabimeve të mundshme me tagje.
Kaloni kah seksioni Operacionet me tagje për të parë se çfarë mund të bëhet me tagje.
Mbani mend, nëse tagjet ju pengojnë dhe formatimi nuk është shumë relevant me punën tuaj, heqjen e shumicës së formatimit nga dokumenti burimor shumë do ta thjeshtonte përkthimin.
Në ju duhet të shihni tagjet në OmegaT po ju nuk ju nevojitet shumë të mbani formatin në dokumentin e përkthyer jeni të lirë të mos shtoni tagje në përkthim. Në këtë rast i vëni më tepër kujdes në çiftet e tagjeve. Në një tag nga çifti mbet, ai do ta dëmtoj formatimin e dokumentit tuaj dhe do të bëj OpenOffice.org dokumentet e përkthyera të pavlefshme ose një HTML skedar i palexueshëm.
Pasi që tagjet janë të përfshira në tekst, është e mund të përdoren rregullat e segmentimit për të krijuar segmente që përfshijnë më pak tagje. Kjo është një veçori e avancuar nuk duhet të përdoret nga shfrytëzuesit fillestar.
Shfletuesi i ndihmës (që paraqet këtë doracak) mund të thirret duke shtypurF1 ose duke thirrur Ndihma-> Doracaku i shfrytëzuesit... në menynë kryesore.
Në dritare do të shihni doracakun si dhe dy pulla: Mbrapa dhe Përmbajtja.
Doracaku i shfrytëzuesit është një dokument HTML me vjegëza për te kapitujt të ndryshëm. Duke shtypur në një vjegë ju mund të sillni në shfletues faqen e dëshiruar në ballinë.
Doracaku i shfrytëzuesit gjendet
në nëndosjen doc
nën dosjes së
instalimit të OmegaT, ashtu që ju mund a shihni, për shembull, dokumentacionin
Anglisht , duke hapur skedarin doc/en/index.hmtl
në shfletuesin tuaj. Kjo është një nga mënyra që
mund t'i përcillni gjithashtu edhe vjegëzat e jashtme, pasi që shfletuesi i
brenda-ndërtuar nuk i pranon vjegëzat e jashtme të internetit.
Ju do të përdorni dialogët që do t'i përdorni për të ndërruar përcaktimet e OmegaT-së dhe projektit. Të gjitha këto janë të përshkruara në seksione të ndara, në vijim ne vetëm do të përmbledhim ato të cilat mund të përdoren dhe si mund ti thirremi ato.
Ctrl+E
ose duke thirrur Projekt
-> Veçoritë... nga menyja
kryesore.për të ndryshuar skedarët që do të manipulohen nga secili filtër i gatshëm.