Shkurtesat në vijim janë të
gatshme nga dritarja kryesore. Kur ndonjë dritarja është në paravijë, shtyp në dritaren
kryesore për ta vënë në paravijë ose shtyp Esc
për ta mbyllur atë.
Shkurtesat aktivizohen duke
shtypur Ctrl
dhe një
shkronjë. Për qëllime të leximi, shkronjat janë të shkruara me shkronja të mëdha.
Disa shkurtesa përfshijnë edhe taste tjera. Ctrl
përdoret në Windows, UNIX dhe sisteme operative
sikurse UNIX me tastiera që e përmbajnë tastin Ctrl
/ Control
. Shfrytëzuesit e Mac OS
X në vend të saj duhet ta përdorin tastin Apple <i6> .
Hap projekt <Ctrl+O>
Shfaq një dialog për të gjetur një projekt që tanimë ekziston
Ruaj <Ctrl+S>
Ruan punën e tanishme në skedarin project_save.tmx që gjendet në dosjen /omegat/ të projektit
Veçoritë e projektit <Ctrl+E>
Paraqet përcaktimet e projektit për ndryshimet eventuale
Zhbëje aksionin e fundit <Ctrl+Z>
Zhbën aksionin e fundit të redaktimit, në segmentin e tanishëm të shënjestrës
Ribëje aksionin e fundit <Ctrl+Y>
Ribën aksionin e redaktimit që ju tanimë posa e keni zhbërë, në segmentin e tanishëm të shënjestrës
Përzgjedh përputhje #N <Ctrl+N>
(N
është nga 1 deri në 5)
Përzgjedh përputhjen e N-të të shfaqur në vështruesin e përputhjeve (rëndom përputhja e parë është e përzgjedhur)
Zëvendëso me Përputhjen <Ctrl+R>
Zëvendëson përmbajtjen e segmentit të tanishëm me përputhjen e përzgjedhur (rëndom përputhja e parë është e përzgjedhur)
Ndërfut përputhje <Ctrl+I>
Ndërfut përputhjen e përzgjedhur te pozita e kursorit të segmentit shënjestër (rëndom përputhja e parë është e përzgjedhur)
Zëvendëso me burimin <Ctrl+Shift+R>
Zëvendëso përmbajtjen e segmentit shënjestër të tanishëm me përmbajtjen tekstuale të burimit
Ndërfut burimin <Shift+Ctrl+I>
Ndërfut përmbajtjen e tekstit te burimi në pozitën e kursorit në segmentin shënjestër të tanishëm
Kërko projekt <Ctrl+F>
Shfaq një dialog për të bërë kërkimet në projekt
Segmenti pasues i pa përkthyer <Ctrl+U>
Kalon fushën e redaktimit nëpër segmentet që nuk janë të regjistruara në memorien e përkthimit të projektit
Segmenti pasues <Ctrl+N>/Enter/Return
Kalon fushën e redaktimit te segmenti pasues
Segmenti paraprak <Ctrl+P>
Kalon fushën e redaktimit te segmenti paraprak
Listimi i skedarëve të projektit <Ctrl+L>
Shfaq listimin e skedarëve të Projektit
Valido tagjet <Ctrl+T>
Vërteton nëse të gjitha tagjet që janë prezente në tekstin burimor dhe duhet të jenë prezente edhe në tekstin shënjestër.
Skedarët e ndihmës<F1>
Shfaq OmegaT skedarët e ndihmës në një dritare të ndarë