I gjithë funksionaliteti i OmegaT-së është e gatshme nga shirit i menysë në krye të dritaret Redaktori. Shumica e Funksioneve janë të gatshme edhe përmes shkurtesave të tastierës.
Shkurtesat e listuar me Ctrl
janë për Windows, UNIX dhe sistemet
operative të bazuar në UNIX me tastierat që kanë tastet Ctrl
ose Control
. Shfrytëzuesit e Mac OS X në vend të saj
duhet ta përdorin tastin Apple .
Krijo
Krijon dhe hap një projekt të ri. Dialogu për të krijuar një projekti është i njëjtë me atë që redakton projekt.
Hap <Ctrl+O>
Hap projektin e krijuar paraprakisht.
Importo Skedarët Burimor...
Kopjon skedarët e përzgjedhur te dosja /source
dhe ringarkon projektin për të ngarkuar
skedarët e ri.
Ringarko
Ringarkon projektin për të marrë ndryshimet e jashtme në skedarët burimor, memoriet trashëguese të përkthimit ose fjalorthët në llogari.
Mbyll
Ruan përkthimet dhe mbyll projektin.
Ruaj <Ctrl+S>
Ruan përkthimet në memorien e përkthimit të projektit. OmegaT automatikisht ruan përkthimet çdo 10 minuta ose kur ta mbyllni projektin ose ndalni OmegaT-në.
Krijo Dokumentet E Përkthyera
Krijon dokumentet shënjestër të bazuara në përkthimin tuaj të tekstit të
dokumentit. Dokumenti do të gjendet në dosjen /target
.
Veçoritë <Ctrl+E>
Shfaq dialogun Veçoritë e Projektit për të redaktuar gjuhën e projektit dhe lokacionet e dosjeve.
Skedarët e
Projektit... <Ctrl+L>
Mbyll ose hap Dritaren e Skedarët e Projektit (duke u varur nëse ai është i hapur ose i mbyllur).
Mbaro<Ctrl+Q>
Ruan projektin dhe ndërprenë OmegaT. Nëse ju nuk e keni ruajtur me dorë ende projektin konfirmoni nëse ju doni me të vërtetë të dilni.
Termet që mund t'i gjeni në shumicën e aplikacioneve (kopjo/preje/ngjit) nuk janë të shfaqura në këtë meny por ato janë të gatshme përmes shkurtesave të sistemit. Për shembull, në Windows:
Kopjo <Ctrl+C>
Kopjon tekstin e përzgjedhur në clipboard.
Preje <Ctrl+X>
Kopjon tekstin e përzgjedhur në clipboard dhe e fshin tekstin e përzgjedhur.
Ngjit <Ctrl+V>
Ngjet tekstin nga clipboard-i te kursori.
Meny në vete përmban termat në vijim:
Zhbëje Aksionin e
Fundit <Ctrl+Z>
Shkon te gjendja para bërjes së aksionit të fundit i redaktimit . Nuk punon më pasi që segmenti i ndryshuar është validuar.
Ribëje Aksionin e
Fundit <Ctrl+Y>
Shkon te gjendja para se të jetë ndërpreje aksioni i fundit i redaktimit. Nuk punon më pasi që segmenti i ndryshuar është validuar.
Mbishkruar
Përkthim <Ctrl+R>
Mbishkruan tërë segmentin shënjestër me përputhjen e tanishme të turbullt (rëndom përputhja e parë është e përzgjedhur).
Ndërfut Përkthim<Ctrl+I>
Ndërfut përzgjedhjen e tanishme të turbullt e pozita e kursorit. Ky funksion kurrë nuk e mbishkruan ndonjë pjesë të segmentit shënjestër, madje edhe nëse ai është i përzgjedhur.
Mbishkruaj
Burimin<Shift+Ctrl+R>
Mbishkruan tërë segmentin shënjestër me burimin.
Ndërfut Burimin <Shift+Ctrl+I>
Ndërfut burimin te pozita e kursorit.
Kërko ProjeKt... <Ctrl+F>
Hap një Dritare Kërkimi të re.
Përzgjedh
Përputhje Të Turbullt #N <Ctrl+N>
(N është nga 1 deri në 5)
Përzgjedh përputhjen e N-të të turbullt të shfaqur në vështruesin e përputhjeve për të zëvendësuar ose për të ndërfutur në segment. Seksioni Përputhje Të Turbullta përshkruan kodimin e ngjyrave në detaje.
Segmenti Pasues I
Pa përkthyer <Ctrl+U>
Kalon në segmentin pasues që nuk ka ekuivalent në memorien e përkthimit.
Segmenti pasues <Ctrl+N>
, <Enter>
/ <Tab>
Kalon në segmentin pasues. Nëse segmenti i tanishëm është i fundit në një skedar, kalon në segmentin e parë të skedarit pasuese.
Segmenti Paraprak <Ctrl+P>
, <Ctrl+Enter>
/ <Ctrl+Tab>
Kalon në segmentin paraprak. Kalon në skedarin paraprak, nëse segmenti i tanishëm është i pari në një skedar.
Valido Tagjet <Ctrl+T>
Kontrollon për tagjet që mungojnë ose të zhvendosura. Kontrollon për tagjet në skedarët e formatuar. Do të shfaqe listën e segmenteve me gabime në tagje. Dritarja Validimi I Tagjeve seksioni liston çfarë shihni aty, dhe Punimi me Tekst Të Formatuar ju tregon se pse.
Përdor Tabin Për Të Avancuar
E Vë tastin e validimit të segmentin në <Tab>
në vend të rëndomtës <Enter>
. Ky opsion është ndihmesë për disa
karaktere në sistemet e hyrje Kineze, Japoneze ose Koreane.
Font...
Shfaq dialogun Përcaktimet E Fontit për të ndryshuar fontin e tekstit të paraqitur. Shfrytëzuesit e kompjuterëve të vjetër është më mirë të ndërrojnë fontin para se të hapin një projekt ose do të dënohen me performanca. Dënimi i më i madh është në kombinimin G4 + Mac OS X + Japonisht.
Filtrat E Skedarëve...
Shfaq dialogun Filtrat E Skedarëve për të konfiguruar manipulimin dhe parsimin e skedarëve.
Segmentimi...
Hap dialogun Segmentimi I Burimit për të konfiguruar segmentimin e tekstit.
Sjellja E Redaktimit...
Shfaq dialogun Redaktim I Përkthimeve për të konfiguruar përmbajtjen e fushave shënjestër për segmentet ende të pa përkthyera.
Restauro Dritaren Kryesore
Restauron komponentët (redaktorin, vështruesin e përputhjeve, si dhe Vështruesin e fjalorthëve) të dritares kryesore në gjendjen e tyre të rëndomtë. Përdore këtë në rast që ju keni zhdokuar, lëvizur ose fshehur një ose më tepër komponente, dhe se ju nuk mund t'i ktheni ato në mënyrën se ju i doni ato.
Doracaku I Shfrytëzuesit... <F1>
Hap Shfletuesin e Ndihmës me këtë doracak në një dritare të veçantë.
Për...
Paraqet të drejtën e kopjes, kreditet dhe informatat e licencës.