Filtrat e Skedarëve

Përmbajtja

Hyrje

OmegaT përmban filtra shumë të përshtatshëm, duke ju mundësuar të vendosni shumicën e aspekteve të punës së tyre.

Filtrat e skedarvëe janë pjesë të kodit të afta të:

Llojet e skedarëve

Ku OmegaT gjen një skedar në dosjen burimore, tenton të përzgjedh filtrin duke përdorur prapashtesën e skedarit. Më saktësisht, OmegaT provon të përputh secilin shembull të filtrit të skedaremrit burimor filtër kundrejt skedaremrit. Për shembull, shembulli *.xhtml do të përputhet me çfarëdo skedari me prapashtesën .xhtml . Nëse gjendet filtri i përpiktë, ai i jepet skedari për ta përpunuar. Për shembull , filtri i rëndomtë i XHTML-së do të përdoret për përpunimin e skedarëve me prapashtesën .xhtml. Ju mund të ndërroni ose të shtoni modele të skedaremrave të skedarëve për secilin filtër të skedarëve që do ta përpunoj.

Enkodimet e skedarëve

Skedarët tekst të thjeshtë dhe HTML mund të ruhen në varietet të enkodimeve. Përderisa skedarë HTML mund të përmbajnë një meta direktivë të enkodimit OmegaT do ta përdorë për ta lexuar, skedarët tekstual nuk kanë mënyrë të marrë vesh se si do të përcaktohen. Për të dy skedarët tekstual dhe HTML pa deklarim enkodimi OmegaT do ta përdor enkodimin që ju e keni vënë për ndonjë prapashtesë të veçantë. Për shembull, si rëndom skedarët .txt do të ngarkohen me anë të enkodimit të rëndomtë për SO. Ju mund të ndërroni enkodimin e burimit për çdo model të skedaremrit të skedarët.

Skedarët HTML dhe tekst i thjeshtë gjithashtu mund të shkruhet në çfarëdo enkodimi. Për shembull, nëse ju përktheni nga Frëngjishtja në gjuhë Japoneze ju do të mund të caktoni një filtër që përdor një ndër enkodimet shënjestër të gjuhës Japoneze, ose përdor enkodimet Unicode UTF-8, UTF-16, ose UTF-32. Rëndom, enkodimi i skedarëve që ruhet është enkodimi i njëjtë që është përdorur për ngarkimin e tekst skedarëve si dhe UTF-8 për skedarët HTML. Vini re se filtri i HTML-së shton një deklarim enkodimi në skedarin shënjestër, ashtu që shfletuesi do ta sheh dhe nuk do të paraqes karaktere të shtrembëruara.

Skedarët e Mbetur të përkthyer

Ndonjëherë ju do të doni të riemërtoni automatikisht skedarët që ju i përktheni, për shembull shtimi i kodit të gjuhës pas emrit të skedarit. Ju do të mund të bëni atë në dialogun e filtrave duke përdorur shembullin e skedaremrit shënjestër.

Vendosja e Filtrave të Skedarëve

Shumica e shfrytëzuesve duhet të jenë të gëzuar me opsionet e rëndomta të filtrave të skedarëve. Nëse ju nuk jeni, hapeni dialogun kryesor duke shtypur Opsione -> Filtrat e Skedarëve... nga menyja kryesore. Vini re që ju mund të ndërroni filtrat e skedarëve vetëm atëherë kur nuk është i hapur ndonjë projekt, pasi që ato e prekin mënyrën se si do të krijohen skedarët e përkthyer.

Dialogu i Filtrave të Skedarëve

Dialogu liston filtrat e gatshëm të skedarëve.

Nëse ju nuk doni të përdorni OmegaT të përkthej disa lloje të skedarëve, ju mund ta pasivizoni filtrin duke hequr tikin nga kutikontrolla afër emrit të tij. OmegaT do të anashkaloj skedarët e përshtatshëm do t'i kopjoj ato të paprekura gjatë krijimit të dokumenteve shënjestër. më vonë do të vendosni të përdorni përsëri filtrin, thjeshtë vetëm vëni tikin në kutikontrollë.

Nëse ju keni ngatërruar tërë konfigurimin, shtypni Të Rëndomtat për të kthyer konfigurimin e filtrave në gjendjen e rëndomtë të punës.

Për të redaktuar se cilët skedar në çfarë enkodimet do t'i përpunoj filtri, përzgjedh filtrin nga lista dhe shtyp Redakto.

Dialogu Redakto Filtër

Dialogu ju mundëson të vendosni modelet skedaremrave burimor që filtri do t'i përpunoj, përshtat skedaremrat e skedarëve të përkthyer, dhe përzgjedh se çfarë enkodime do të përdoren gjatë ngarkimit të skedarit dhe ruajtjes së homologut të tij të përkthyer.

Modeli i skedaremrave burimor përdor rregullat e DOS-it. Simboli * mund të zëvendësohet me një sasi të çfarëdoshme të simboleve, ? zëvendëson një simbol të vetëm, dhe simbolet tjera do të mbesin ato që janë. Për shembull, nëse ju doni të përdorni filtrin e tekstit për manipuluar skedarët mëlexo (readme, read.me,dhe readme.txt) duhet të përdoret modeli read*.

fushat e enkodimeve burimore dhe shënjestër përdorin komb kutia të përfshira me të gjitha enkodimet e përkrahura. Vini re që jo të gjithë filtrat ju lejojnë juve të përzgjidhni një enkodim për shkak se ata punojnë në një skedar që kanë mundësin e vetëm një enkodimi të mundshëm. Vënien e enkodimit në "<auto>" për këto formate të skedarëve ju lejon juve të përzgjidhni se cilin enkodim ju mendoni që OmegaT të bëj një vendim. Ja se si e bën këtë:

Modelet e skedaremrave shënjestër përdorin një sintaksë speciale, ashtu që nëse ju donit të redaktoni këtë fushë, ju do të bënit mirë të shtypni Redakto... për të shkuar të Dialogu Redakto Model.

Nëse ju doni që filtri të merret me skedarët që i përputhen më tepër se një model skedaremri, shtypni Shto... për të shkuar te Dialogu Shto Model.

Nëse ju doni të ktheheni në konfigurimin e rëndomtë të filtrit, shtypni Të rëndomtat.

Dialogu Shto/Redakto Shembull

Dialogu i njëjtë paraqitet nëse ju doni të shtoni një model ose të redaktoni një model të veçantë. Risia e vetme në të është redaktori i modelit e skedaremrave shënjestra, të gjitha të tjera janë përshkruar me sipër.

Seksioni modelit të skedaremrit shënjestër ju lejon juve të kompozoni skedaremra të skedarëve të përkthyer nga pjesë të ndryshme.

Ne mund të shtojnë lehtësisht më tepër ndryshore nëse ju na pyetni neve dhe tregoni për ndryshoren tuaj të dashur. Vetëm ejani te grupi ynë i shfrytëzuesve.


Njoftimet Legale