OmegaT përdor skedarët TMX në tre vende të ndara.
<project_name>
është thjeshtë emri i projektit
tuaj. Këta skedar janë skedarë TMX që përmbajnë vetë çiftet e përkthyera.Skedarët TMX përmbajnë njësi përkthimi që janë të bëra nga një numër i segmente ekuivalente më gjuhët e ndryshme. Një njësi përkthimi është e bërë nga të paktën dy variacione njësish përkthimit (tuv). Ose mund të jetë burim ose shënjestër.
Përcaktimet në projektin tuaj do të tregojnë se cila është gjuha burimore dhe cila është gjuha shënjestër. OmegaT do të merr në këtë mënyrë tuv korresponduese me kodin e gjuhës së projektit burimor dhe do të atij segmenti sikurse segmenti burimor, dhe do ta marrë tuv në korrespondencë me kodin e gjuhës së projektit shënjestër dhe do të përdor atë segment si segment shënjestër.
Kodet e gjuhës janë një numër të formave. OmegaT tani për tani njeh vetëm kodet që shfaqin:
ose
Nëse kodet e gjuhës së projektit dhe kodet e gjuhës së TMX përputhen në tërësi, segmentet do të ngarkohen në memorie. Nëse përputhet vetëm kodi i gjuhës por jo edhe i vendit, segmentet do të ngarkohen në memorie. Nëse nuk përputhen as kodi i gjuhës e as kodi i shtetit segmentet nuk do të ngarkohen në memorie.
Skedari project_save.tmx përmban të gjitha segmentet që janë ruajtur që kur keni filluar projektin. Për shembull nëse ju bëni ndonjë ndryshim në segmentimin e projektit, project_save.tmx do t'i ruaj çiftet e përkthimit të ri po do të mbaj informatat paraprake. Kjo rastësisht do të na çoj në ekranin e vargjeve bonjake në Vështruesin e Përputhjeve. Përputhje të tilla tanimë nuk i referojnë asnjë segmenti ekzistues, por segmentet e regjistruara para ndryshimin bëhen. Nëse ndryshimi ka qenë një gabim, rikthehu në përcaktimet paraprake dhe një regjistrim i vjetër do të paraqitet.
OmegaT përkrah importimin e TMX të versioneve 1.1-1.4b (nivelin 1 dhe nivelin 2). Kjo mundëson memoriet e përkthimit të prodhuara nga mjetet tjera që janë prodhuar nga mjetet tjera të lexohen nga OmegaT.
Sidoqoftë, OmegaT nuk përkrah në tërësi skedarë TMX të nivelit 2(që ruajnë jo vetëm përkthimin por edhe formatimin), kështu që kualiteti i përputhjeve të turbullta do të jenë më i ultë kur të importohen skedarë TMX të nivelit 2.
OmegaT ndjek procedurat shumë strikte gjatë manipulimit me skedarët e memories së përkthimit(skedarët TMX).
Nëse është gjetur ndonjë gabim në atë skedar, OmegaT thjeshtë nuk do ta ngarkoj atë.
Në disa raste disa mjete janë të njohura më prodhimin të skedarëve jo të vlefshëm TMX. Nëse doni që një skedar të tillë ta shfrytëzoni si referencë e OmegaT, ato duhet të riparohen nëse OmegaT i refuzon ato. Riparimet janë operacione triviale OmegaT do t’iu jep informatën në lidhje me mesazhin e gabimit. Ju mund të kërkoni ndihmë në grupin e shfrytëzuesve nëse ju ndiheni të zhytur.
\OmegaT eksporton skedarët TMX versioni 1.4 (niveli 1dhe niveli 2). Eksporti i nivelit 2 nuk është një nivel 2 standard por është i mjaftueshëm që të gjeneroj përputhje të sakta kur përkrahjen në mjete tjera të përkthimit që përkrahin TMX Niveli 2.
Nëse juve ju duhet informatat tekstuale (dhe jo informatat e formatimit), thjeshtë përdorni skedarët e nivelit 2 që OmegaT ka krijuar.
Versionet paraprake kanë qenë në gjendje që të segmentojnë skedarët tuaj burimor vetëm në paragrafë, dhe ka pas një numër jo të qëndrueshëm të tagjeve të formatimit në skedarët HTML dhe Open Document. OmegaT 1.6.1 mund të gjej dhe të mbindërtoj skedarë TMX të tillë shpejtë për të rritur kualitetin e përputhjeve të turbullta dhe të ndikohen në kualitetin e përkthimeve ekzistuese -- ashtu që juve nuk ju duhet ta bëni atë përsëri.
TMX-ët e projektit do të mbindërtohen vetëm njëherë, dhe do të shkruhet në formën e mbindërtuar, si dhe TMX skedarët trashëgues do të mbindërohet përnjëherë sa herë që të ngarkohet projekti. Vini re që disa ndryshim në filtrat në OmegaT 1.6.1 mund të dërgojnë tërësisht në segmente tjera, kështu që në rastet e rralla ju duhet të mbindërtoni përkthimet tuaja në mënyrë manuale.