OmegaT është mjet i Përkthimit të Asistuar nga Kompjuteri.
OmegaT mbanë memorie mënyrën se si ju përktheni tekstin tuaj dhe mund të përdor përkthime paraprake për referencë.
Memoriet e përkthimit mund të jenë shumë të dobishme për një përkthim me përsëritje ose pjesë të ngjashme të arsyeshme. OmegaT përdor memorie përkthimi, ashtu që mbanë në mend se si keni përkthyer segmentet paraprake që të propozoj ato të cilat më së shumti janë të ngjashme me segmentin e tanishëm.
Ato mund të jenë shumë të dobishme kur një dokument është përkthyer më herët dhe duhet të përditësohet. Fjalët e pandryshuara do të mbesin si të përkthyera, dhe fjalitë e përditësuara do të shfaqen me në version të vjetër të fjalisë së njëjtë si përkthimi më i përafërt . Ndryshimet në dokumentin origjinal kështu që do të manipulohet me lehtësi më të madhe.
Nëse ju keni krijuar më herët memorie përkthimi, për shembull të dhëna juve nga agjencia ose klienti juaj, OmegaT do të jetë në gjendje të përdor ato si referencë memories.
Drejtim i terminologjisë është i rëndësisë për qëndrueshmërinë e përkthimit. OmegaT përdor përmbledhje që përmbajnë përkthime të fjalëve të vetme ose frazave të vogla si në fjalor i thjeshtë dygjuhësor për një domen specifik. OmegaT shfaq përkthimin e atyre fjalëve që ndodhin të jenë të pranishme në segmentin e tanishëm për referencën tuaj.
Imagjinoni që ju keni për të përkthyer çdo gjë nga një skedar i vetëm në dosje plot me skedar të organizuar me nëndosje. Skedarët vijnë në një llojshmëri formatesh. Ku ju e leni që OmegaT të di atë që ju duhet të përktheni ata skedar do të duket për skedarë që e përkrahin, sipas rregullave të filtrimit të skedarëve, njohim pjesë të tekstit në të, ndajnë grupe të mëdha tekstesh në rregulla segmentimi, dhe shfaqin segmentet një nga një ashtu që ju të mund të vazhdoni me përkthim.
Nëse ju doni ta shihni se si do të duken skedarët pasi që t'i keni përkthyer , ju mund të krijoni skedarët e përkthyer, hapni ato në aplikacioni e saktë dhe shihni se si do të duken përkthimet.