Skedarët për tu përkthyer

Me anë të OmegaT ju mund të përktheni derjtpërsëdrejti një numër të formateve të skedarëve. Ekzistoj dy lloje bazike të formateve të skedarëve. Formatet tekst i thjeshtë dhe formatet tekst i formatuar.

Përmbajtja

Skedar tekstual të thjeshtë

Skedarët e thjeshtë tekstual përmbajnë vetëm tekst, ashtu që përkthimi i tyre është aq i thjeshtë sikur se shkrimi i përkthimit.

Tani për tani, OmegaT përkrah formatet në vijim të skedarëve me tekst të thjeshtë:

Skedar të tilë nuk konsiderohen të keni formatime të tjera pos "hapësirë së bardhë" për qëllime të indentimit/vijëzimit.

Ato rëndom edhe janë të ndryshuara në redaktor teksti dhe në përgjithësi nuk është e mundur që në formate të tilla të mbahen informata tjera si fonti/ngjyra/margjinat.

Skedarët me tekst të formatuar

Skedarët me tekst të formatuar me përveç tekstit përmbajnë edhe informata për llojin e fontit, madhësinë, ngjyrën etj. Ato rëndom krijohen nga përpunues fjale(word processors) ose redaktor faqesh shtëpie.

Tani për tani, OmegaT përkrah formate e teksteve të formatuara:

Formate të tilla të skedarëve janë të pranuara ashtu që ato mbajnë edhe më tutje informata të tyre të formatimit. Informata të tilla formatimi mund të janë aq të thjeshta si kjo është me të trasha ose komplekse si tabela të dhënash me madhësi, ngjyra dhe pozita të ndryshme të fonteve, etj.

Në shumicën e punëve të përkthimi konsiderohet të jetë e rëndësishme që dokumenti i përkthyer të duke i ngjashëm me origjinalin. OmegaT ju lejon juve këtë duke shkruar karakteret/fjalët që kanë formatim të veçantë me tagje që manipulohen lehtët.

Duke thjeshtuar formatimin e tekstit origjinal kontribuon shume në zvogëlimin e numrit të tagjeve. Unifikimi i fonteve të përdorura, madhësive të fonteve, ngjyrave etj duhet të konsiderohet nëse e mundshme si, për të thjeshtuar përkthimin si dhe për të zvogëluar numrin e gabimeve të mundshme.

Të veçantat e formateve të skedarëve

Shumica e formateve të cekura më lart janë subjekt i manipulimit të veçantë.

Referohu te Formatet E Pranuara të Skedarëve dhe Filtrat E Skedarëve për informata të veçanta që janë të lidhura me manipulimin e të gjitha formateve të skedarëve të cekur më lart.

Formate tjera të skedarëve

Formate tjera skedarësh me tekste të thjeshta ose të formatuara mund të jenë të qasshme në OmegaT

Duke folur në përgjithësi, një numër i formateve me tekst të thjeshtë (duke përfshirë LaTex etj) mund të jenë të përkthyera në OmegaT përmes kthimit të tyre në formatin PO.

Ngjashëm, një numër i teksteve të formatuara (duke përfshirë skedarët e Microsoft Office) mund të përkthehen në OmegaT përmes kthimit të tyre në formatin Open Document.

Për më tepër informata, referohuni te Format E Skedarëve Të Përkrahur.


Njoftimet Legale